Lamine Jamal lojtari më i vlefshëm, Mbape renditet i dyti dhe Dembele ngel jashtë 10-shes më të mirë

Lamine Jamal dhe Kylian Mbappe janë dy emrat që dominojnë skenën europiane në futboll. Pavarësisht ndryshimit në moshë prej gati një dekade dhe stileve të ndryshme të lojës, të dy janë yje absolutë si për klubin ashtu edhe për vendin. Dhe vlera e tyre në treg është duke u rritur ndjeshëm.

Sipas renditjes së Football Benchmark, talenti i Barcelonës është futbollisti më i vlefshëm në botë, me një vlerë të vlerësuar prej 286.8 milionë eurosh (rreth 338 milionë dollarë). Mosha e tij vetëm 18 vjeç dhe performancat e tij aktuale kontribuojnë në pozicionin e tij. Pavarësisht moshës së re, Jamal tashmë mban fanellën me numër 10 për Barcelonën, është titullar për ekipin kombëtar spanjoll dhe përfundoi i dyti në Topin e Artë 2025.

Në vendin e dytë është Mbape, me vlerë 232.2 milionë euro (afërsisht 274 milionë dollarë).

Top 10-shja nuk përfshin lojtarë nga kampionët në fuqi të Europës, PSG. As fituesi i Topit të Artë, Ousmane Dembele, nuk është i pranishëm.

1 Lamine Jamal – 286.8 milion €

2 Kylian Mbappe- 232.2 milion €

3 Erling Haland – 231.0 milion €

4 Xhud Bellingam – 199.0 milion €

5 Bukajo Saka – 156.5 milion €

6 Florian Virc – 154.5 milion €

7 Pedri – 154.5 milion €

8 Majkëll Olize 154.5 milion €

9 Vinicius Zhunior – 149,0 milion €

10 Jamal Musiala – 137,0 milion €


Shtuar 3.03.2026 14:51