Pas ndryshimeve në Qeveri, ditën e nesërme, më datë 3 mars, në orën 09:00, do të mblidhet Kryesia e Partisë Socialiste.
Burime bëjnë të ditur se në mbledhje do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.
Po ashtu mësohet se në mbledhjen e nesërme pritet të caktohet edhe data për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS.
Ky takim i socialistëve vjen pak ditë pas mbledhjes së Grupit të PS ku dhe u kryen ndryshimeve të mëdha në Qeveri, si edhe shkarkimi nga detyra e Belinda Ballukut, e cila mbante postin e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, duke e lënë në duart e SPAK, pasi është vënë zyrtarisht nën akuzë për abuzime me tenderat, dhe për të cilën ka kërkuar arrestimin.
Në mbledhjen e mbajtur më 26 shkurt, në vend të Ballukut si zëvendës kryeministre, Rama vendosi Albana Koçiun. Këtë të fundit e largoi nga ministrja e Brendshme, në krye të së cilës vendosi Besfort Lamallarin.
Lamallari largohet nga ministria e Drejtësisë për t’ia lënë vendin Toni Gogut. Ndërsa në postin e ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin, që mbante Gogu, do të jetë deputetja e Vlorës Erjona Ismajli.
Administratori i OSHEE-së, Enea Karakaçi do të zërë vendin e Ballukut te ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Kreu i Qeverisë shkarkoi edhe Pirro Vëngun nga posti i Ministrit të Mbrojtjes. Në vendin e tij në krye të Mbrojtjes u emërua Ermal Nufi. Ndërsa në vend të Spiropalit te ministria e Jashtme u emërua Ferit Hoxha, ish ambasador i Shqipërisë në OKB.
NDRYSHIMET NË QEVERI
Zv.kryeministre, Albana Koçiu – Shkarkohet Belinda Balluku
Ministër i Brendshëm, Besfort Lamallari– Zëvendëson Albana Koçiun
Ministër Drejtësie, Toni Gogu– Zëvendëson Besfort Lamallarin
Ministër Energjitike, Enea Karakaçi– Shkarkohet Belinda Balluku
Ministër i Mbrojtjes, Ermal Nufi– Shkarkohet Pirro Vengu
Ministër për Marrëdhënien me Parlamentin, Erjona Ismaili– zëvendëson Toni Gogun
Ministër i Jashtëm, Ferit Hoxha – Shkarkohet Elisa Spiropali
