Kampioni i Botës shënon dy supergola, Lionel Mesi vazhdon dhe tund rrjetën për të 22-in vit radhazi (VIDEO)

Kampioni i Botës Lionel Mesi, ka shënuar gol për të 22-in vit radhazi që nga goli i tij i parë dhe deri më sot. Ylli i futbollit nuk ka mbetur asnjë sezon pa tundur rrjetën e kundërshtarit.

Lionel Mesi, me Argjentinën shpalosi edhe njëherë aftësitë mbrëmë në fitoren me përmbysje kundër Orlando Siti në MLS.

Në minutën e 57’, Mesi riktheu baraspeshën me një supergol nga jashtë zonë, duke tronditur portierin dhe ekipin kundërshtar.

 

 

Në të 90-ën, “Pleshti” vulosi fitoren e skuadrës nga Florida, falë një goli të mrekullueshëm nga goditja e lirë.

 

 

Një kampion i përjetshëm, i aftë të ripërtërijë veten dhe të lërë gjurmë sezon pas sezoni.


Shtuar 2.03.2026 11:20