Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka njoftuar ndërprerjen e përkohshme të fluturimeve drejt Tel Avivit dhe Dubait, si pasojë e përshkallëzimit të situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme dhe mbylljes së disa hapësirave ajrore në rajon.
Përmes një komunikate zyrtare, autoritetet e aeroportit bëjnë me dije se pezullimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të vijojë deri në një njoftim të dytë, në varësi të zhvillimeve të mëtejshme.
Të lidhura
None found
Pasagjerëve u rekomandohet të kontaktojnë kompanitë ajrore përkatëse për të marrë informacion të përditësuar mbi rezervimet, rimbursimet apo alternativat e udhëtimit.

