Kthimi në “Spotify Camp Nou”, me zgjerimin gradual të parashikuar të kapacitetit të tij, do të japë një nxitje të konsiderueshme për stabilitetin financiar të Barcelonës.
Barça zë një pozicion shumë të spikatur në renditjen e përpiluar nga organi qeverisës i futbollit evropian. Pavarësisht se nuk e ka pasur Leo Mesin për katër vjet e gjysmë, klubi katalanas kryeson renditjen në të ardhura nga shitja e fanellave dhe mallrave me 277 milionë euro, shumë përpara Real Madridit (231 milionë euro) dhe gjithashtu Bajernit të Mynihut (189 milionë euro), Mançester Junaitid (172 milionë euro), Arsenal (151 milionë euro), Liverpul (148 milionë euro) dhe Totenham Hotspur (102 milionë euro.
Është e qartë se efekti i Lamine Jamal, një yll botëror i rritur në La Masia, me fanellën e tij me numër 10 që nga vera e kaluar ka dhënë frytet e veta.
