Pamjet që shihni vijnë nga protesta në Rrjoll, ku banorët janë përplasur me policinë në kantierin ku do të ndërtohet një resort.
Ata janë konfrontuar dhe kanë lëshuar akuza në drejtim të policisë, madje janë shtyrë me ta.
Një turmë banorësh kanë zbarkuar në kantier ku tentojnë që të bllokojnë punën e një skrepi që punon. “Nuk ka shanse që të na merrni tokën”, dëgjohen teksa brohorasin banorët.
Ndërkohë një i moshuar tha; “Policia po na dhunon. Këtu nuk ka as shtet, të gjithë janë hajdutë. Vinë më kapin gruan ma përdhunojnë, ma kapin prej zhelesh. Këta duhet t’u dalësh me pushkë”.
