Kanë mbetur vetëm pak ditë deri në finalen e madhe të Big Brother VIP Kosova 4, ku pesë finalistët po përgatiten për të fituar çmimin e madh. Këtë edicion e kanë arritur finalisti Londrim Mekaj, bashkë me Ludo Lee, Elijona Binakaj, Klodian Mihaj dhe Hygerta Sako.
Londrim ka përdorur rrjetet sociale për të inkurajuar fansat që të votojnë për të, duke shkruar në Instagram: “Votoni Londrimin për fitues. Çdo votë na afron drejt çmimit të madh”. Postimi i tij ka marrë vëmendje jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë kufijve, pasi reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta dhe pozitive.
Pikërisht në këtë frymë mbështetjeje, Londrimi ka marrë edhe një surprizë nga ylli i njohur televiziv, Vas J Morgan, i cili është mik i ngushtë i këngëtares Rita Ora. Në një koment të shkurtër në postimin e Londrimit, Vas ka shkruar vetëm: “Votoni”, duke treguar përkrahjen e tij për banorin.
Edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova ka ofruar momente të forta emocionale dhe rivalitete interesante, ndërsa finalja e afërt pritet të sjellë një numër rekord votash nga publiku. Fansat janë të përqendruar në mbështetjen e finalistëve të tyre të preferuar, dhe çdo votë mund të bëjë ndryshimin në çmimin e madh.

Mbetet për t’u parë se kush do të dalë fitues në fund dhe cili prej finalistëve do të shpallet më i pëlqyeri nga publiku, ndërsa Londrim duket se ka fituar një avantazh të dukshëm falë mbështetjes së gjerë dhe komentit të surprizës nga Vas J Morgan.
