Aksident në Tiranë/ Plagosen dy të rinjtë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë (EMRAT)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 3:00, një aksident i rëndë është regjistruar në zonën e Selvisë, në Tiranë, ku një automjet u përplas me një motor.

Si pasojë e aksidentit mbetën të lënduar dy të rinj rreth 20-vjeç, Gledis Zefi dhe Abdurrahman Bollati, të cilët po udhëtonin me motor.

Ata u transportuan në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore. Burime spitalore bëjnë me dije se Gledis  Zefi, ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa Bollati, drejtues i motorit, është në gjendje të qëndrueshme.