Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme, janë nga ngjarja e rëndë e regjistruar dy ditë më parë në Tiranë, ku i riu Egli Pashollari u plagos me thikë për vdekje.
Ngjarja është regjistruar në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, shumë pranë komisariatit numër 2 të Policisë, ku tre persona, dy djem dhe një vajzë shihen teksa dhunojnë me grushte e shqelma Pashollarin, dhe njëri prej tyre, i identifikuar si Gazmend Buçpapa, në një moment e godet me thikë.
Pashollari si pasojë ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërkohë Buçpapa, ka deklaruar se Pashollari i ka ngacmuar partneren ndaj dhe e ka goditur.
