Njihuni me “surprizat” e motit për këtë të shtunë

Ditën e shtunë moti parashikohet relativisht i paqëndrueshëm, me alternime kthjellimesh përgjatë ultësirës perëndimorë në pjesën e parë të ditës e vranësira mesatare deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët në jug e pjesërisht në qendër, në orët e pasdites ndërprerje e reshjeve në të gjithë territorin.

Në zonën e Alpeve dhe në relievet e larta malore reshje bore me intensitet kryesisht të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimor dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri 14 m/s

Deti – Valëzimi forcës 2-3 ballë


Shtuar 21.02.2026 08:12