E rëndë në Tiranë/ 42-vjeçari hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë në vend

Ditën e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 42-vjeçar i ka dhënë fund jetës , duke u hedhur nga ura e Babrroit.

Raportohet se 42-vjeçari me iniciale D. K., ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje.

Njoftimi:

“Rreth orës 11:40, shtetasi D. K, rreth 42 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura e Babrroit dhe ka rënë në rrugën e Unazës Lindore. Si pasojë, ai ka humbur jetën”,- njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.


Shtuar 20.02.2026 12:33