Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i Sivasspor, Rey Manaj, ka pësuar një aksident automobilistik pas rikthimit nga transferta e radhës në kampionat.
Ngjarja ka ndodhur pasi skuadra u kthye në Sivas, pas barazimit 1-1 ndaj Adana Demirspor në kuadër të Trendyol 1. Lig.
Sipas informacioneve paraprake, 28-vjeçari është përfshirë në aksident teksa po udhëtonte me automjetin e tij personal drejt banesës.
Fatmirësisht, Manaj nuk ka pësuar lëndime dhe gjendja e tij shëndetësore raportohet e mirë. Megjithatë, automjeti i tij ka pësuar dëme materiale.

Mediat turke raportojnë se burime pranë klubit bëjnë me dije se futbollisti do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore për arsye sigurie, ndërsa pritet edhe një reagim zyrtar lidhur me incidentin.
