Mëngjesin e sotëm, në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” është futur një zarf i zi, duke sjellë një vendim të rëndësishëm për garën.
Sipas njoftimit zyrtar, banori Kristi Lamaj, është përjashtuar përfundimisht nga gara për çmimin e madh.
Kristi ishte pjesë e shtëpisë që në ditën e parë të nisjes së spektaklit, por gjatë qëndrimit të tij kishte tentuar dy herë të largohej nga shtëpia.
Me leximin e zarfit u konfirmua përjashtimi i tij, si dhe anulimi i televotimit aktual.

