Inter po kalon një moment të vështirë në Champions League, duke u bërë skuadra e dytë në histori që pëson 3 ose më shumë gola në katër ndeshje radhazi në fazën me eliminim direkt.
I vetmi precedent para zikaltërve ishte Bajer Leverkusen, që regjistroi pesë të tilla mes viteve 2005 dhe 2014.
Statistikat tregojnë qartë vështirësitë në fazën difensive që po shoqërojnë italianët në këtë fazë delikate. Megjithatë, në mes të “telasheve” vjen edhe një rreze shprese për të ardhmen.
Francesco Pio Esposito (20 vjeç e 235 ditë) është bërë golashënuesi i dytë më i ri i Interit në fazën me eliminim direkt të Champions-it, pas Obafemi Martins. Një premtim i madh për të ardhmen, që mund të jetë themeli i rilindjes zikaltër në Europë.
