Spitali Amerikan mbështet studentët shqiptarë për studime në Britani

Spitali Amerikan do të vazhdojë edhe për tre vitet e ardhshme partneritetin me Ambasadën Britanike në Shqipëri për Chevening Scholarship, duke ndihmuar studentët shqiptarë të studiojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Postimi i Spitalit Amerikan:

🇦🇱 Jemi krenarë të vazhdojmë partneritetin tonë me Ambasadën Britanike në Shqipëri, duke mbështetur Chevening Scholarship edhe për 3 vitet e ardhshme. 🤝

Gjatë viteve të fundit, ky bashkëpunim ka kontribuar në formimin e studentëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët sot janë profesionistë të suksesshëm dhe kontribuojnë në zhvillimin e vendit.

Ne besojmë fuqishëm në edukimin, mundësitë dhe investimin tek brezat e rinj.

Faleminderit për besimin dhe partneritetin e vazhdueshëm. Presim me entuziazëm kapitullin e radhës të këtij bashkëpunimi.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

🇬🇧 We are happy to continue our partnership with American Hospital, supporting Chevening Scholarship for the next 3 years. 🤝🎉

For the past three years, this partnership has helped send talented students to the UK, students who have since grown into skilled professionals now giving back to our country.

Our sincere thanks to American Hospital for your ongoing belief in the power of education and opportunity. We’re looking forward to the next chapter of this partnership.


Shtuar 18.02.2026 18:37