Gjendja alarmante në spitalin e Lushnjes, Korreshi denoncon me pamje: Te dera e morgut shkruhet “mos parko”… (VIDEO)

Deputeti i PD Saimir Korreshi, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga gjendja alarmante në Spitalin e Lushnjes.

Duke iu përgjigjur një deklarate të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila iu përgjigj denoncimeve të mëparshme të Korreshit, duke u shprehur se godina në fjalë nuk ishte funksionale, deputeti i PD tregoi pamjet e spitalit në gjendje të mjerueshme.

Ai tregoi se si hyrja në repartin e imazherisë ishte e rrethuar nga mbetjet, ndërsa në ambientet e jashtme pellgjet kanë pushtuar ambientet e spitalit, ndërsa kanalet janë të bllokuara.

Më pas Korreshi tregoi ambientet e jashtme të morgut, i cili sipas tij është funksional, ndërsa jashtë ka mbetje, ndërsa në derën e tij shkruhet “Mos parko”.