Dosja “5D”/ SPAK jep pretencën, ja sa vite burg u kërkua për Mariglen Qaton, Redi Mollën dhe Taulant Tushën

SPAK ka dhënë pretencat në kuadër të dosjes së njohur si “5D”, duke kërkuar dënime me burg për tre të pandehurit kryesorë të çështjes, por dhe personat e tjerë të përfshirë.

Konkretisht, SPAK ka kërkuar 11 vite burg për ish-drejtorin e Bashkisë së Tiranës Redi Molla, 9 vite burg për ish-drejtorin e IMT-së, Mariglen Qato dhe 4 vite për Taulant Tushen.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se për Mollën, Qaton dhe Tushen, kanë edhe dënim plotësues, 5 vite heqje të drejtës për ushtrim të funksioneve publike

Sipas pretencës së paraqitur në seancë, organi i akuzës ka kërkuar:

-11 vite burg për Redi Molla

-9 vite burg për Mariglen Qato

-4 vite burg për Taulant Tusha

-3 vite burg për Enton Punavija

-3 vite burg për Julian Zanaj

-2 vite burg për Albano Janku

-7 vite burg për Nestor Muhametllari

Dosja “5D”, lidhet me akuza për shkelje të ligjit në procedura publike dhe dyshime për korrupsion, ndërsa mbrojtja e të pandehurve ka kundërshtuar akuzat, duke i cilësuar ato të pabazuara.


Shtuar 17.02.2026 10:39