Policia ka arrestuar një shtetas italian, në kuadër të aksionit të SPAK kundër Call Center-ave në Tiranë. I arrestuari është Cosimo Notaristefano. Ai është kapur ne tentativë për të dal nga Durrësi nëprmjet portit.
Ai akuzohet për mashtrime financiare në Call Center. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 6 persona të përfshirë në këtë aktivitet të dyshuar kriminal.
Njoftimi
Vihet në pranga një shtetas italian, më kuadër të aksionit të SPAK kundër një call center-i të dyshuar për mashtrime financiare, në një nga kullat e Tiranës, Cosimo Notaristefano, është i ndaluari, ndërkohë Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 6 persona të përfshirë në këtë aktivitet të dyshuar kriminal.
Si funksiononte skema?
Përmes call center mashtronin klientët për investime financiare. Sa më shumë para të jepnin klientët që kontaktoheshin nëpërmjet telefonit për të investuar në kompani italiane aq më të mashtruar mbeteshin. Janë dëshmuar mashtrime klientësh kryesisht italianë që kanë humbur mijëra e qindra mijëra euro në këto investime.
Masat e GJKKO-së:
-Remir Gjoligaj- arrest me burg
-Endri Gjata- arrest me burg
-David Qerimi- arrest me burg
-Elis Merkaj- arrest me burg
-Rentjan Peposhi – arrest me burg me afat 20 ditë
-Odeas Kuqi- arrest me burg me afat 20 ditë
-Hysen Xhepexhiu- arrest me burg
-Klaudio Kaçupi – arrest me burg.
