Vizita në Kosovë, kryeministri Rama pritet me ceremoni zyrtare nga Albin Kurti

Mesditën e kësaj të hëne, kryeministri Edi Rama, është pritur në Kosovë, 16 shkurt 2026, me një ceremoni zyrtare nga homologu Albin Kurti, i sapokonfirmuar në detyrë.

Gjithashtu, kreu i qeverisë u takua më herët edhe me presidenten Vjosa Osmani, ndërsa vizita e tij vjen një ditë para Ditës së Pavarësisë të Kosovës dhe protestës që do të bëhet në Prishtinë, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së.

Po ashtu ai mori pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala në Prishtinë, dedikuar gjyqit në Hagë kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Kryeministri e cilësoi Prokurorinë Speciale të Hagës, si një “prokurori idiotësh” për 180 vitet burg që ka kërkuar për 4 ish krerët e ushtrisë së Kosovës, duke shtuar se nuk ka mundur që të provojë asnjë gjë nga akuzat që ka ngritur kundër tyre.

Rama tha se lufta e UÇK nuk kishte të bënte as me terror dhe as me spastrim etnik por kundër sunduesve të huaj.


Shtuar 16.02.2026 15:23