Rama mbledh grupin, PS propozon ndryshime ligjore: 7 institucionet nuk do të preken nga pezullimi i detyrës

Pasi ka marrë nën avokati Belinda Ballukun, e cila akuzohet nga SPAK për afera të shumta, kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot grupin parlamentar të PS-së, ku ish-ministri Ulsi Manja tha se mazhoranca ka propozuar ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, ku ndaj 7 subjekte përfshirë kreun e qeverisë duhet të përjashtohen nga masa pezullim nga detyra.

Në total bëhet fjalë për 7 subjekte, Presidentin, Avokatin e Popullit, Kryeministrin, zv.kryeministrat, ministrat, si dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese si dhe kreun e KLSH-së.

“Neni ka të bëjë me masat ndaluese. Në pikën 1 sqarohet kompetenca që ka gjykata në caktimin e masave ndaluese, pezullimi nga detyra, që është një masë që garanton hetimin dhe ndalimi i ushtrimit të detyrës që lidhet me dënimin përfundimtar. Nuk jemi te e dyta, por jemi te pezullimi nga detyra, ku thuhet se masa nuk shtrihet te të zgjedhurit nga ligji elektoral. Ne propozojmë që në pikën dy, të shtohet rrethi i subjekteve ndaj të cilëve nuk mund të jepet pezullimi nga detyra. Ky rreth shtohet me Presidentin, Avokatin e Popullit, Kryeministrin, zv.kryeministrat dhe ministrat, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe kryetarin e KLSH-së. Nga tre subjekte ndaj të cilëve neni 242 përjashton masën e pezullimit nga detyra, i shtohen 7 subjekte të tjera. I jemi referuar strikt Kushtetutës së Shqipërisë”, tha Manja.


Shtuar 16.02.2026 09:36