Këtë të hënë, kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, pritet të publikojë urdhrin për thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.
Burime bëjnë me dije se në urdhër do të përcaktohet data dhe ora kur do të zhvillohet mbledhja e Këshillit, ku pritet të diskutohen çështjet në rendin e ditës që lidhen me kompetencat e këtij organi parlamentar.
Anëtarët e Këshillit mblidhen një javë pasi Gjykata Kushtetuese, rrëzoi kërkesën e qeverisë për pezullimin e masës së GJKKO që shkarkoi nga funksionet publike, zv/kryeministren Belinda Balluku.
Mbetet për t’u parë nëse Këshilli i Mandateve drejtuar nga Niko Peleshi, do të marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.
