Rogert Sterkaj kërcënon live Mateon, e paralajmëron për atë çfarë do t’i ndodhtë jashtë Big Brother Vip: Aaa çfarë do të bëj unë ty

Një debat i ashpër është zhvilluar së fundmi mes Mateos dhe Rogertit, ku ky i fundit ka bërë sërish të njëjtën gjë, atë që di më së miri të bëjë, të ofendojë dhe kërcënojë!

Rogerti, banori të cilit i është tërhequr disa herë vërejtje për shkak të fjalorit të tij dhe mënyrës se si sillet me banorët, ka kërcënuar së fundmi Mateon duke e paralajmëruar për atë çfarë do t’i ndodhë kur të jenë jashtë shtëpisë së Big Brother Vip.

“U çfarë do të të bëj unë ty jashtë.”, dëgjohet t’i thotë ai banorit tjetër të kësaj shtëpisë.

Pjesë nga debati:

Rogerti: Jashtë mos u merr me atë sport se jashtë…E di çfarë të bëj unë jashtë? U ça prej të të bëj unë ty jashtë. O të të shpërlaj e të të përlaj unë ty. Nga shishe uji të bëj limonadë qershie

Mateo: Hajde provoje

Rogerti: Jashtë

Mateo: Hajde provoje edhe këtu edhe jashtë

Rogerti: Çfarë pres unë të të bëj jashtë


Shtuar 15.02.2026 16:31