Një person ka mbetur i plagosur me mjet prerës në Kamëz. Ai është paraqitur vetë në ambientet e spitalit privat Hygeia, ndërsa ende nuk dihen rrethanat se si mund të ketë ndodhur ngjarja.
Raportohet se ai ka çarje në dorë dhe është jashtë rrezikut. Sipas asaj që ka deklaruar ai, është dëmtuar te kangjellat.
Megjithatë, pritet që policia të zbardhë ngjarjen dhe nëse personi po gënjen.
