Rama ngre zërin në mbledhjen me qytetarët e Durrësit për projektin TID: Po më lodh shumë, ju dilni të humbur

Këtë të shtunë, qytetarët e Durrësit, po zhvilluan një takim me zyrtarët e bashkisë dhe kryeministrin Edi Rama, për të diskutuar projektin TID.

Sipas Syri.net, mbledhja është shoqëruar me debate mes qytetarëve dhe kryeministrit.

Gjatë diskutimeve, Rama u është drejtuar banorëve me arrogancë duke theksuar se projekti, i cili prek banesat e tyre, do të realizohet.

Diskutimi:

Rama: Nuk  kam ardhur të bëj intepretim të ligjit. Kam ardhur doni të diskutojmë mbas apo pro. Nëse thonë nuk duam e ne pengojmë projektin e lëmë me kaq. Mos e humbisni kohën tuaj dhe timen.

Banorja i shpjegon problemin.

Rama ngre zërin: Do më dëgjosh apo jo se po më lodh shumë.

Banori: Pse ke ardhur këtu. Nëse ke ardhur për të diskutuar dëgjo. Po të kërkojmë vë dorë tek projekti.

Mos e nis me bërtitje.

Rama: Doni të bëni muhabet.

Rama: Po filloi karshilliku, unë e mbyll bisedën. E ju dilni të humbur. E thashë që në fillim që vlera e kompensimit nuk është e drejtë. Nuk kam ardhur të diskutoj projektin, kam ardhur të them që vlera e kompensimit është e padrejtë. Unë dua të bisedojmë për shpronësimin”.

Banori: A ju duket se po shkatërroni bazat e një qyteti 2 mijë vjeçar. Mos ngul këmbë që unë projektin do ta bëj. A ka mundësi të ulemi të gjithë palët e të diskutojmë. Nëse ne ikim shkatërrohet vendbanimi. Pse ta heqim trashëgiminë. Nëse shkatërrohen ato banesa zhduket qyteti i Durrësit. Nuk jemi në rrezen e Amfiteatrit. Respekto Durrësin e shtëpitë tona. Pse po e shembni. Ne nuk duam lekë. Duam të jetojmë aty’.

Banori: Jemi ne këtë qytet. Pse do me na përzënë.

Banorja: Është bërë me gabime. Janë bërë gafa të rënda në projekt. Ata të ADF-së kanë thënë se janë gati ta rishikojnë. Pse nuk pranoni ta korrigjoni.

Rama: Po thonë se rezultati është për mos u bërë projekti.

Projekti TID, është një nismë e qeverisë shqiptare që synon të kthejë zonën arkeologjike të qytetit në një park të madh urban.

Bashkia e Durrësit, ka lajmëruar se më 16 shkurt duhet të largohen vullnetarisht nga banesa për të vijuar me realizimin e Projektit TID


Shtuar 14.02.2026 13:12