Është zbardhur dëshmia e 18-vjeçarjes, e cila u vetëplagos gjatë natës në një hotel në zonën e Saukut.
Vajza ka deklaruar se ka qenë vetëm në dhomë në momentin që është vetëplagosur. Ndërsa i dashuri i saj ndodhej jashtë me personat e tjerë.
18 vjeçarja ka pohuar se ka tentuar dhe herë tjetër të dëmtojë veten, duke pirë medikamente. “Kam gabuar në jetë”, ka deklaruar ajo.
E reja është e dashura e 22-vjeçarit Erisjaldo Gjuta, i cili është shpallur në kërkim së bashku me Sajmir Gjutën, babai i tij, dhe Elvir Gjuta, kushëriri i tij, i cili ka shoqëruar në spital 18-vjeçaren së bashku me të ëmën e 22-vjeçarit.
Të arrestuar janë Mirvete Gjuta dhe xhaxhai i 22-vjeçarit Vladimir Gjuta. Të gjithë personat e shpallur në kërkim dhe ato të arrestuar akuzohen për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. 22-vjeçari Erisjaldo Gjuta akuzohet gjithashtu dhe për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.
