Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë gjendet e lënduar pranë Fakultetit Ekonomik

Gjatë natës, një plagosje me armë zjarri mësohet se ka ndodhur në Tiranë. Sipas raportimeve nga gazetarja Klodiana Lala, një vajzë është gjetur e plagosur pranë Fakultetit Ekonomik.

Mësohet se e reja është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në zonë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.


Shtuar 14.02.2026 07:57