Instituti i Shëndetit Publik ka reaguar pas lajmeve se është në kopshetet e fëmijëve ka shpërthyer fruthi. Përmes një deklarate zyrtare, Instituti i Shëndetit Publik informon qytetarët se nuk ka asnjë shpërthim të fruthit në asnjë kopsht apo institucion parashkollor në qytetin e Tiranës, siç është raportuar në disa media.
Instituti i Shëndetit Publik i bëri thirrje publikut të informohet vetëm nga burime zyrtare dhe të shmangë përhapjen e informacioneve të pasakta, që krijojnë panik të panevojshëm.
Gjithashtu u bëri thirrje të gjithë prindërve të respektojnë kalendarin kombëtar të vaksinimit dhe të sigurojnë vaksinimin në kohë të fëmijëve të tyre. Kjo me agrumentin se vaksinimi mbetet masa më e sigurt dhe më efektive për parandalimin e sëmundjeve infektive.
Reagimi i plotë:
Instituti i Shëndetit Publik informon qytetarët se nuk ka asnjë shpërthim të fruthit në asnjë kopsht apo institucion parashkollor në qytetin e Tiranës, siç është raportuar në disa media.
I bëjmë thirrje publikut të informohet vetëm nga burime zyrtare dhe të shmangë përhapjen e informacioneve të pasakta, që krijojnë panik të panevojshëm.
U bëjmë thirrje të gjithë prindërve të respektojnë kalendarin kombëtar të vaksinimit dhe të sigurojnë vaksinimin në kohë të fëmijëve të tyre, si masa më e rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit individual dhe publik.
Vaksinimi mbetet masa më e sigurt dhe më efektive për parandalimin e sëmundjeve infektive. Instituti i Shëndetit Publik do të vijojë të informojë qytetarët në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme.

