Ndryshime në Kryeministri, largohet Ëngjëll Agaçi si Sekretari i Përgjithshëm, ja kush e zëvendëson

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, nuk është më në detyrën që mbante pranë kryeministrit Edi Rama.

Ende nuk është bërë e qartë nëse largimi i tij ka ardhur si rezultat i një dorëheqjeje apo i një shkarkimi nga detyra. Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar që sqaron arsyet e këtij ndryshimi në strukturën e lartë të Kryeministrisë.

Sipas raportimeve, në postin e Sekretarit të Përgjithshëm pritet të emërohet Elsonida Rama, e cila do të zëvendësojë Agaçin në këtë funksion kyç pranë kreut të qeverisë.

Ndërkohë, ndryshime janë bërë edhe në drejtimin e kabinetit të Kryeministrit. Vilma Guri është emëruar shefe e kabinetit, duke zëvendësuar Vali Bizhga në këtë detyrë.


Shtuar 13.02.2026 18:26