Atentati ku u vra Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, Prokuroria e Tiranës ia kalon dosjen SPAK: Grup i strukturuar kriminal

Prokuroria e Tiranës, ia ka kaluar për kompetencë SPAK çështjen e atentatit me 2 të vrarë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, në rreth-rrotullimin e Rinasit, pas dyshimeve se ngjarja është në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Pasi kreu verifikimet, Prokuroria e Tiranës, doli në konkluzionin që organ kompetent për ta hetuar këtë ngjarje është struktura e posaçme.

Në atentatin që ndodhi te rreth-rrotullimi i Rinasit në mes të ditës, humbën jetën Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe Muçi Shaljani alias Sheqeri, agjenti i AMP.


Shtuar 13.02.2026 11:22