Policia e Tiranës, ka dhënë të tjera detaje në lidhje me grabitjen e filialit të “FiBank” një ditë më parë (12 shkurt) në Tiranë.
Në njoftimin zyrtar blutë e kryeqytetit sqarojnë se, autori Bardhyl Fusha 61-vjeç arriti që të marrë 8 milionë lekë të vjetra.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Muhedin Llagami”, ku autori, i cili rezulton se është sipërmarrës në ndërtim hyrë në ambientet e bankës, me armë zjarri automatik, dhe ka marrë 800 000 lekë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe shuma e parave të vjedhura.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës dhe Jetës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, vunë në pranga shtetasin B. F., 61-vjeç, pasi dje, në rrugën “Muhedin Llagami”, ka hyrë në ambientet e një banke, me armë zjarri automatik, dhe ka marrë 800 000 lekë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe shuma e parave të vjedhura”, thote policia.
Në dëshminë e tij para policisë ai tha se e kreu aktin e grabitjes pasi kishte borxhe. “Kam borxhe, ndaj hyra në bankë se me duheshin lekët”, tha ai.



