Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish kryeministrit Sali Berisha, pas mbylljes së seancës së sotme gjyqësore për dosjen “Partizani”, për të cilën është marrë i pandehur, ka folur për mediat.
Malltezi ka hedhur akuza se në seancën e ditës së sotme, u paraqitën elementë, që sipas tij, kishin të bënin me gënjeshtra.
Ndërsa më tej, dhëndri i kryedemokratit tha se akuzat ndaj tij janë politike.
“Kemi prokurorin si Arben Kraja paraqet aty sikur ka përfituar tokë turistike në Gjirin e Lalzit vetëm 5 euro për metër katror. Miqtë e PS, me 1 mijë euro metrin katror kishte sa të donin nga këto elementët grotestë që tregonin qartë se kishin të bënin me gënjeshtra. Treguam edhe gënjeshtrat që kishin të bënin me planin e përhapjes, ka edhe gënjeshtra me cilësimet ligjore, si gjyqtarët e lartë kanë rënë në batakun e prokurorëve politikë.”, u shpreh Malltezi.
Ndërsa për kallëzimet që ka bërë për prokurorët për shpërdorim detyre, Malltezi tha se i është drejtuar Prokurorisë së Tiranës dy herë, por nuk ka marrë përgjigje.
“Dy herë i kam çuar në Prokurorinë e Tiranës, nuk më kanë kthyer përgjigje. Kemi të bëjmë me konflikt të pastër interesi. Këto prokurorë të SPAK, i kam çuar në prokurorinë e Tiranës për shpërdorim detyre, nisje të paligjshme të procedimit penal dhe shpërdorim detyre si dhe falsifikim dokumentesh”, shtoi ai.
