Apeli i GJKKO, ka dënuar me 1 vit burg kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës, Edison Memolla.
Pas vendimit të dhënë nga Apeli i GJKKO, SPAK pritet të bëjë urdhrin e ekzekutimit, duke vënë në pranga kryebashkiakun.
Hetimet për kryebashkiakun e Rrogozhinës, nisën pasi në media u publikua një audio përgjim ku siç thotë SPAK, dëgjohet Edison Memolla në atë kohë kandidat për kryetar bashkie në Rrogozhinë, duke ndikuar tek një punonjës i OSHEE , për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor.

