Policia e Tiranës, ka arrestuar në flagrancë dy persona, banues në Tiranë. Ata kishin përshtatur një ambient në banesën e tyre, në rrugën “Ali Demi”, për përgatitjen e tabletave të lëndës narkotike ekstazi (MDMA), me qëllim shitjen, kryesisht në lokalet e natës.
Nga kontrolli i ushtruar në banesë, u sekuestruan 2200 tableta me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi (MDMA), si dhe 2 aparate celularë, në cilësinë e provës materiale.
Sipas Policisë, në kuadër të operacionit, “Blue Punisher”, u arrestuan në flagrancë dy shtetas të afërm mes tyre, Elvis Lezo, 42-vjeç dhe Bujar Lezo, 59-vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë ndërhyrjes në banesën e tyre, në rrugën “Ali Demi”, shërbimet e Policisë konstatuan se dy të arrestuarit kishin përshtatur një ambient për përgatitjen e tabletave të lëndës narkotike ekstazi (MDMA), me qëllim shpërndarjen dhe shitjen në lokalet e natës.
Nga kontrolli i ushtruar në këtë ambient u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2200 tableta me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi (MDMA), si dhe dy aparate celularë, që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin kriminal.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore.
