E rëndë/ Influencuesja 24-vjeçare gjendet e pa jetë në banesën e saj

Një influencuese 24-vjeçare nga Uganda, Diana Namulinde, u gjet e mbytur në apartamentin e saj në qytetin e Kampalës të mërkurën.

Trupi i 24-vjeçares, e cila njihej në internet si Diana Skys, u gjet nga miqtë kur shkuan për të kontrolluar shtëpinë e saj dhe zbuluan se dera e apartamentit të saj ishte e hapur.

Sipas mediave lokale, Namulinde u gjet me shenja që përputhen me mbytje.

Deri më tani, autoritetet kanë identifikuar tre të dyshuar, ndërsa dy persona janë aktualisht në paraburgim.

Një nga të arrestuarit thuhet se është një roje sigurie, të cilit iu gjetën sende që besohet se janë vjedhur nga shtëpia e 24-vjeçares.

Namulinde kishte më shumë se 200,000 ndjekës në Instagram dhe TikTok, ku ndante përmbajtje rreth bukurisë, modës, stilit të jetës dhe udhëtimeve.

Në postimin e saj të fundit në Instagram, më 3 shkurt, një ditë para se të gjendej trupi i saj, 24-vjeçarja tregoi një pamje moderne të shoqëruar me mbishkrimin: “Dianah do të thotë dritë e përsosur. Perëndesha e zjarrit”.

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Diana Skys (@ka_richwife)


Shtuar 6.02.2026 08:51