Një ligj i miratuar nga shteti fqinj, Greqia, po bën xhiron e rrjetit pasi Ministria vendase e Bujqësisë ka miratuar një ligj jo dhe aq të zakonshëm në lidhje me mbrojtjen e kafshëve.
Bëhet fjalë për një ligj i cili nuk lejon që njerëzit mbi peshë të udhëtojnë me gomarë, për të mbrojtur shëndetin e kafshëve.
Mësohet se ligji është miratuar menjëherë pasi nga bujqërit vendas u raportua se kafshët e tyre të cilat drejt një shume parash, shërbenin për të transportuar njerëzit brenda vendit, kanë pësuar lëndime kurrizore, plagë në shalët e tyre si dhe një lodhje të tepërt.
Për rrjedhojë të kësaj situate, legjislacioni i paraqitur nga Ministria e Bujqësisë synon që të bëjë të paligjshme përdorimin e kafshëve nga persona që peshojnë mbi 100 kilogramë.
Por nga ky ligj, ndonëse nuk është përmendur emri i tyre, preken dhe turistët. Pavarësisht kësaj bëhet me dije se kjo nuk ka të bëjë me vënien në siklet të personave që i përkasin kategorisë së lartpërmendur, por më së shumti lidhet me mbrojtjen e shëndetit të kafshëve.
Përmes zbatimit të një kufiri peshe, synohet që të sigurohen që gomarët të mos mbingarkohen në punë ose të vihen në rrezik.
