Saimir Korreshi ironizon gjendjen e Pediatrisë në Spitalin e Lushnjes: Merrni ombrellë kur të shkoni (VIDEO)

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar me ironi për gjendjen e Pediatrisë në Spitalin e Lushnjes, duke publikuar në rrjetet sociale pamje ku dallohet lagështirë dhe rrjedhje uji në ambientet e pavionit.

Në postimin e tij, Korreshi ironizon situatën duke u bërë thirrje qytetarëve që, sipas tij, të tregojnë kujdes kur vizitojnë Pediatrinë dhe të marrin edhe çadër me vete.

Të lidhura

None found

“Kujdes kur të shkoni në Pediatrinë e Spitalit në Lushnje. Ju lutem merrni dhe ombrellë me vete”, shkruan deputeti, duke e shoqëruar reagimin me pamje nga ambientet e brendshme të spitalit.

Më tej, ai vijon ironinë duke iu referuar asaj që e quan “reformë të thellë në shëndetësi”, duke paralajmëruar për rrezikun e rrëshqitjes në shkallë, pasi pavioni i Pediatrisë ndodhet në katin e katërt.

Sipas Korreshit, lagështira dhe kushtet e krijuara përbëjnë rrezik për pacientët, prindërit dhe stafin mjekësor.

 


Shtuar më 2.02.2026 15:04

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişconicoskahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş