Shembja e gurëve në Kthesën e Dragostunjës/ Flet qytetari: Isha vetëm 100 metra larg, më sinjalizoi dikush me drita

Ditën e sotme, dëshmi tronditëse kanë ardhur nga Kthesat e Dragostunjës, aty ku një rrëshqitje dherash ka paralizuar totalisht juglindjen dhe bllokuar kalimin në të dy anët e rrugës.

Një prej qytetarëve ka deklaruar se ka qenë një mrekulli dhe sinjalizimi nga një shofer përpara tij që e ka sinjalizuar me drita, ajo që mund të ketë shmangur një tragjedi.

Kjo pasi shoferi tregon se ishte vetëm 100 metra larg vendit ku mali është shembur.

“Nuk e pashë kur ndodhi, na e bëri një me drita që të ndalonim sepse po rrëshqiste dheu. Ishim rreth 100 metra larg.

Momenti kur erdhëm këtu menduam se kishte polici por erdhëm e pamë se ishte shembur mali. Zoti e ka në dorë”, tha ai.


Shtuar 1.02.2026 15:53