Shqiptari në Itali kapet me kokainë, veprimi i “çuditshëm” i bashkëshortes së tij

Policia italiane ka arrestuar një 28-vjeçar shqiptar i cili trafikonte lëndë narkotike.

I riu është kapur me 25 doza kokaine. Ai e kishte bërë gati dozën e lëndës narkotike për ta shitur dhe ishte në rrugë duke pritur klientin në zonën e Carnago në Solbiate Arno.

Shuma e konsiderueshme e parave që 28-vjeçari kishte në duar në momentin e arrestimit, ishte 6 mijë euro.
I riu u vu në pranga, pas disa kohësh që ishte nën vëzhgim. Qendrimi i tij nervoz bëri që policia italiane ta vëzhgonte derisa zbuloi rrjetin e trafikut të lëndëve narkotike.

E çuditshme, është fakti që gruaja e tij nuk e raportoi zhdukjen e shqiptarit (në periudhën kur ai u arrestua) por shkoi direkt tek avokati i saj. Në Gjykatë, 28-vjeçari negocioi për një dënim dy-vjeçar dhe një gjobë prej 2,000 euro.


Shtuar 10.07.2021 20:54