Bënë për spital dhe i dëmtuan automjetin çiftit 55-vjeçar, Policia nis hetimet për 3 durrsakët

Prokuroria e Durrësit ka nisur procedimin penal ndaj një 44-vjeçari i cili në bashkëpunim me 2 persona të tjerë kanë dhunuar fizikisht një çift dhe më pas u kanë dëmtuar atyre automjetin.

Blutë e Durrësit bënë me dije se me datë 30 janar shtetasi me inciale A. Z., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Nishtulla, Durrës në bashkëpunim me shtetasit S. Z., 46 vjeç, dhe V. R., 37 vjeç, banues të së njajtës zonë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasit F. M., 55 vjeç, dhe L. M., 55 vjeçe.

Pak minuta pasi i kanë dhunuar, mësohet se i kanë dëmtuar automjetin tip “Ford Focus”, duke thyer xhamat e derës së shoferit dhe pasagjerit, i cili rezulton në pronësi të shtetasit L.M 47 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasit A. Z., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Nishtulla, Durrës.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit S. Z., 46 vjeç, dhe V. R., 37 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 14, Nishtulla, Durrës.

Nga hetimet ka rezultuar se më datë 30.01.2026, rreth orës 17:30, në lagjen nr. 14, Nishtulla, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte shtetasit F. M., 55 vjeç, dhe L. M., 55 vjeçe, si dhe kanë dëmtuar automjetin tip “Ford Focus”, duke thyer xhamat e derës së shoferit dhe pasagjerit, në pronësi të shtetasit L. M., 47 vjeç.

Nga ana e Policisë është bërë shpallja në kërkim e shtetasve S. Z. dhe V. R., dhe vijon puna për kapjen e tyre.


Shtuar 31.01.2026 16:51