Ambasada amerikane në Tiranë iu ka bërë thirrje qytetarëve të repektojnë kushtet e vizës amerikane. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada njofton se qëndrimi në Shtetet e Bashkuara përtej datës së lejuar, mund të çojë në pasoja të rënda.
Kjo duke nisur që nga heqja e vizës dhe deportimi, deri te pamundësia për të marrë viza në të ardhmen. Ambasada thotë se qëndrimi i tejzgjatur mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë për të udhëtuar, studiuar ose punuar në Shtetet e Bashkuara.
“Respektoni kushtet e vizës suaj amerikane dhe periudhën e lejuar të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Qëndrimi në Shtetet e Bashkuara përtej “Datës së pranimit deri më…” të I-94 mund të çojë në pasoja të rënda si heqja e vizës, deportimi i mundshëm dhe pamundësia për të marrë viza në të ardhmen. Qëndrimi i tejzgjatur mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë tuaj për të udhëtuar, studiuar ose punuar në Shtetet e Bashkuara.”, thuhet në njoftim.
