Laseri në fytyrën e Schmeichel para penalltisë, kjo është gjoba e vendosur nga UEFA për Anglinë

UEFA ka marrë masa disiplinore ndaj Anglisë.

Gjatë penaltisë e cila e dërgoi Anglinë në finale të “Euro 2020”, një tifoz i “Tre Luanëve” i kishte drejtuar një dritë laser portierit të Danimarkës, Kasper Schmeichel, për ta hutuar atë dhe për ta penguar që të shohë qartë.

Pas këtij veprimi, UEFA kishte hapur një procedurë hetimore ndaj Anglisë me mundësinë e dënimit.

Sot UEFA ka bërë të ditur që Kombëtarja e Anglisë është dënuar me shumën prej 30 mijë eurosh shkaku i incidentit të penalltisë së Schmeichel.

Ndërkohë Anglia dhe Italia do të përballen nesër në kuadër të finales së “Euro 2020”.


Shtuar 10.07.2021 16:20