Arda Kurtulan është padyshim një nga lojtarët më të vlerësuar të këtij sezoni në Superligën turke. Futbollisti i cili nuk është marrë asnjëherë në konsideratë nga trajneri Silvinjo, po shkëlqen me fanellën e Goztepe, duke u bërë vazhdimisht protagonist me lojën e tij.
Kështu ka qenë edhe sot, në një ndeshje shumë delikate për luftën për titullin përballë Fenerbahçes në Stamboll. Kurtulan, ishte protagonist për ekipin e tij, pasi në pjesën e parë të ndeshjes dha asistin për golin e avantazhit të shënuar nga Xheferson.
Pas një kundërzbritje të shpejtë, ai bëri një sprint 70 metra dhe pastaj nga e djathta dha asistin perfekt për shokun e skuadrës i cili dërgoi topin në rrjetë për rezultatin e përkohshëm 1-0.
SHIH VIDEON
