VIDEO/ “LUFTË” TE KUVENDI – Policia shpërndan turmën me ujë dhe gaz lotsjellës, qytetarët kundërpërgjigjen me gazin dhe pllakat e trotuarit drejt policisë

Vijojnë tensionet para Kuvendit të Shqipërisë, aty ku edhe është zhvendosur protesta e opozitës, pas përfundimit të fjalimit të kreut të PD Sali Berisha para Kryeministrisë.

Një nga protestuesit shihet se një nga protestuesit ka marrë pllakat nga trotuari dhe i kanë hedhur drejt efektivëve të policisë.

Ndërkohë gazetari Isa Myzyraj i pajisur me maske anti-gaz raporton se situata nuk është e mirë, kjo pasi tymi nga gazi lotësjellës lëviz në një perimetër goxha të madh dhe vë në vështirësi mediat dhe qytetarët që janë larguar për momentin.


Shtuar 24.01.2026 19:51