Moti i keq në vendin tonë/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë

Kapiteneria e Portit në Vlorë, ka ndaluar lëvizjen e mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit, si pasojë e kushteve të përkeqësuara të motit.

Sipas njoftimit zyrtar, lundrimi do të pezullohet duke nisur nga ora 12:00 të datës 24.01.2026 deri në datën 26.01.2026 në orën 06:00.

Kjo masë është marrë për të parandaluar çdo situatë të papritur, për shkak të kushteve atmosferike të këqija.

Ndërsa njoftohet se anijet e transportit ndërkombëtar detar, do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.