Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në vendin e quajtur “Rruga e Re”, në hyrje të qytetit Beratit.
Bëhet me dije se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën, ndërsa si pasojë e aksidentit janë plagosur lehtë një çift bashkëshortësh.
Raportohet se të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku po marrin mjekim dhe janë nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit, për të përcaktuar dinamikën dhe shkaqet e tij.
