Altin Çoku, personi që nxiti 27-vjeçaren Sibela Abedini drejt vetëvrasjes, ngjarje e ndodhur rreth dy vite më parë, ka folur nga burgu për emisionin “Me Zemër të Hapur”.
Ai ka hedhur hedhur poshtë akuzat, duke deklaruar se ndaj tij është kryer një padrejtësi nga institucionet e shtetit shqiptar.
Çoku ka kërkuar që çështja e Sibel Abedinit të zbardhet në themel, përfshirë vënien në dispozicion të të gjitha mesazheve të shkëmbyera.
Altin Çoku, ka deklaruar se fotografia që qarkullon në rrjetet sociale, është e montuar dhe se ajo është realizuar pasi Sibela i ishte afruar në tavolinë dhe i kishte kërkuar të bënin një foto.
“Nuk kemi pasur lidhje intime. Kemi pasur një lidhje, por vetëm komunikim dhe disa mesazhe”, tha ai.
Altin Çoku flet nga burgu: Më është bërë padrejtësi e madhe nga shteti shqiptar. Unë kam kërkuar të zbardhet çështje në themel e Sibela Abedinit, të vihen në dispozicion të gjitha mesazhet.
Jam i gatshëm të bëj publike të gjitha mesazhet.
Në jemi njohur në një lokal. Ato fjalë që ka dhënë Daniela nuk janë të vërteta.
I shpreh ngushëllimet familjes Abedini. Por nuk është asgjë e vërtetë
Më ka ardhur në tavolinë, më tha a mund të bëjmë një foto, po i thashë. Ajo fotoja që është publike është e montuar.
Unë e kam shpirtin plagë, sepse mediat kanë hedhur baltë mbi familjen time. Unë nuk ka natë që nuk e laj jastëkun me lot. Unë nuk flas me familjen time, unë nuk kam fytyrë të flas.
Kemi pasur një lidhje, por jo lidhje intime. Kemi shkëmbyer disa mesazhe. Kur ka dalë fotoja në tik tok kam qenë Live.
Më ka shkuar Sibela dhe më ka thënë, ca është? I kam thënë ‘duan të ba bëjnë gropën dy dhe mua, kanë publikuar foton tonë të montuar’.
