Vajza e presidentit amerikan, Ivanka Trump ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Kryeministri.
Ajo është pritur nga kryeministri Edi Rama i cili e ka përqafuar, përpara se të dy të hynin në godinën e qeverisë.
Kujtojmë se prej dy ditësh, Ivanka Trump, ka vizituar qytetin e Vlorës dhe zonat përreth.
Vizita e saj ka të bëjë me disa projekte infrastrkuturore ku firma e bashkëshortit të saj, Jared Kushner pritet të investojnë në zonën e Vlorës.
Mbrëmjen e së mërkurës, 21 janar, Edi Rama dhe Ivanka Trump, zhvilluan një darkë pune në qytetin e Vlorës.
Pas darkës, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të grupit të punës së vajzës së presidentit, arkitektë nga e gjithë bota në kuadër të investimit që ajo do bëjë në ishullin e Sazanit, Ivanka Trump është larguar në të njëjtin automjet me kryeministrin Edi Rama, të shoqëruar nga një eskortë prej 50 automjetesh.
