Ja klubi turk që interesohet për Kristjan Asllanin

Kristjan Asllani vijon të përflitet edhe sot në Turqi, për një kalim te Beshiktashi. Klubi turk e ka përfshirë mesfushorin e Kombëtares në planet e tij për merkaton e dimrit.

Ndryshe nga si ka ndodhur me klubet e tjera jashtë Italisë, Asllani është raportuar se e pranon një kalim te gjigantët turq. Beshiktashi është i njohur për legjionarët, pasi së fundmi aty ka luajtur Ernest Muçi që kaloi një periudhë të vështirë.

Asllani përfundoi në tribunë te Torino, përgjatë dy javëve të fundit. Marrëdhënia me trajnerin Marko Baroni solli ftohjen e mesfushorit shqiptar me torinezët.

Fakt është se Interi do të përfitonte për herë të dytë nga huazimi i Asllanit. Bashkë me huazimin do të ishte një opsion që i jep Beshiktashit të drejtën e blerjes.


Shtuar 22.01.2026 19:46