Këtë të mërkurë 21 janar 2026, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka shpallur vendimin për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, i njohur edhe si krahu i djathtë i Ervis Martinajt.
GJKKO ka dënuar me 30 vite burg Leonard Dukën, i shpallur fajtor për përfshirjen në vrasjen e ndodhur në vitin 2019 në Tiranë.
Nga ana tjetër, vëllai i tij Erlis Duka është shpallur i pafajshëm, kurse Fatmir Hyseni, në arrati, është dënuar me 25 vite burg, Aleksander Maxhaku 25 vite burg dhe Oltjon Loga 25 vite burg.
