Kujdes nga mjegulla në rrugë! Moti sot parashikohet i kthjellët! Ja si luhaten temperaturat

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e shtunë do të ketë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Në relievet malore lindore priten vranësira mesatare deri të dendura, me intervale të herëpashershme dielli.

Mjegull e dendur do të regjistrohet gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes në zonat luginore.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja-lindja me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 12 m/s, shoqëruar me valëzim në det 1-2 ballë.


Shtuar 17.01.2026 08:15